Emërimi i ish-ministres, Albena Reshitaj, në postin e këshilltares politike të kryeministrit, Ramush Haradinaj e ka rritur numrin e stafit politik në Zyrën e kryeministrit në 58 të punësuar. Prej tyre, vetëm kryeministri ka staf politik prej 36 personave, 25 prej të cilëve janë këshilltarë politikë, ndërsa pjesa tjetër të angazhuar si staf ndihmës. Numër të madh të stafit kanë edhe zëvendëskryeministrat, që janë pesë sish. Ata kanë deri në 10 persona staf ndihmës. (KD)
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …