leoni

Ekzekutivi i Komunës së Kaçanikut diskuton raportet dhe planet javore

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Remzi Elezi, u njoftuan për raportet dhe planet javore të komunës nga drejtorët dhe udhëheqësit e sektorëve komunal. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Zylfi Koxha, tha se ka vazhduar pranimi i aplikacioneve për subvencionim të fermerëve në kuadër të projekteve të komunës dhe të Ministrisë së Bujqësisë. Bahri Selimi Drejtor për Ekonomi, Financa dhe zhvillim ekonomik, tha se  drejtoria që ai përfaqëson ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku janë diskutuar mundësitë e investimit edhe në shkolla të tjera kryesisht në sistemin e ngrohjes. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se kanë filluar përgatitjet e procedurave për projektin “Mirëmbajtja e infrastrukturës shkollore”. Drejtori i Arsimit njoftoi se gjithashtu kanë filluar përgatitjet e garave sportive të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe klubet Sportive. Ramadush Osmani Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjenca tha se është ndërtuar rrjeti i kanalizimit në lagjen Rezhancë-Dullovi-vatë e Epërme, ndërsa kanë vazhduar punimet në kuadër të projektit vendosja e numrave në Dushkajë dhe në rrugën “Skenderbeu”. Ndërsa sa i përket sektorit të emergjencave, drejtori tha se gjatë javës së kaluar është raportuar për  14 raste të zjarreve nëpër male të komunës. Në takim në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit raportoi Drejtori Ukshin Çallaku, ndërsa po ashtu raportuan edhe Diana Reka-Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Çaka-Drejtor i Administratës së Përgjithshme, Hidajete Guri- Shefe e personelit si dhe Shefket Koxha- Menaxher i zyrës së prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …