Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se të dielën, më 2 prill, do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, të vlefshme për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Është bërë e ditur se do të hapen katër qendra të grumbullimit dhe degë përkatëse nëpër Kosovë, me prani të stafit të këtij misioni, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Sipas një komunikate për media, “ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës”, transmeton radio Evropa e Lirë.
