Tomë Gashi, avokat i familjes së Astrit Deharit, i cili ishte shok qelie me Naser Makollin, ka deklaruar që vdekja e Makollit është mjaft e dyshimtë, veçanërisht pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thuhet që Makolli nuk është person me probleme shëndetësore. “Besoj se gjithçka është e qartë kur prokurorët e cilësojnë si vdekje e dyshimtë, është një vdekje që ka dyshimet e saj. Për mua ka dyshime gjithsesi për vdekjen e tij. Informatat që kanë rrjedhur sot, posaçërisht nga KMDLNJ, ku ka dalë se Makolli nuk ka rezultuar si person me probleme shëndetësore”. avokati Gashi ka treguar që Naser Makolli ishte deklaruar në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, dhe se paraprakisht Dehari i kishte thënë Makollit se ishte i frikësuar dhe se i kishte dhënë numrat e telefonit të familjareve, në mënyrë që ky i fundit t’i kontaktonte në rast të ndonjë ndodhie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …