Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka diskutuar rreth organizimit të pritjes së kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një fletarrest të Serbisë të vitit 2004. Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se Ramush Haradinaj do të lirohet më 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë. Kryesia e kësaj partie nëpërmjet një komunikate u ka bërë thirrje autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj zotit Haradinaj, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …