Të enjten në qendrën e Kulturës së Mitrovicës “Rexhep Mitrovica”, Gjimnazi “Frang Bardhi” ka organizuar “Panairin e Shkencës dhe Kulturës-Mitrovica 2017”, të njëmbëdhjetin me radhë. Në fjalën e tij kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe çmoi lartë punën e madhe që kanë bërë nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. Ai theksoi se nxënësit janë vlera më e madhe që ka qyteti i Mitrovicës, andaj edhe ky panair është më i miri që ka parë ndonjëherë, ngase aty po shpalosen të arriturat e nxnësve në përvetësimin e njohurive shkencore dhe vlerat tona kulturore. Në këtë eveniment foli edhe drejtori i Gjimnazit ”Frang Bardhi”, Ismet Ferizi, i cili fillimisht falënderoi të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për organizmin e panairit. Sipas Drejtorit Ferizi, ky panair ka bërë një jehonë të madhe edhe tek shkollat tjera të cilat po marrin pjesë nga vendet e ndryshme, si ajo e shkollës së mesme teknike, nxënësit e shkollës së mjekësisë dhe të ekonomisë, si dhe nxënësit e gjimnazit nga Prishtina, Vushtrria, Bujanovci dhe Ulqini. Panairin e ka përshëndetur edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, që në kohën kur ai ishte nxënës i gjimnazit, kishte filluar të organizohet kjo ngjarje me rëndësi. Ai vlerësoi lartë organizmin dhe punën që kanë bërë nxënësit në përgatitjen e panairit, si edh njohurit që ata i demonstronin para qytetarëve të shumtë të Mitrovicës, që kishin treguar interesim të madhe për të.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë gjatë 3 ditëve të ardhshme. Ai është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës.