Një delegacion i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të Ilaz Kodrës.
Po ashtu është vizituar edhe kulla muze e Ilaz Kodrës në Prekaz ku bashkë me vajzat e heroit Sumenë dhe Krenaren është bërë nderim pranë bustit të heroit dhe janë vendosur lule.
Vajzat e heroit Ilaz Kodra janë krenare me babain e tyre dhe po ashtu me çiltërsinë zgjuarsinë dhe sjelljet shembullore jo vetëm për familjen Kodra.
Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë edhe në tubimin përkujtimor që u mbajt në Shtuticë të Drenasit ku u përkujtua rënia e komandantit Ilaz Kodra dhe e dëshmorëve e martirëve të fshatrave të Skenderajt dhe Drenasit.