Petrit Vasili është zgjedhur të mërkurën kryetarit i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa Monika Kryemadhi është zgjedhur nënkryetare. Ky ishte vendimi i Konventës Kombëtare të LSI-së. Vasili, duke folur në Konventën Kombëtare është shprehur se Shqipëria pa rininë është një Shqipëri e vdekur. “Prandaj kemi një LSI që vetëm rritet, një LSI që ka të drejtë të thotë që do të jemi forcë e parë”, tha ai. “Konventa jonë mbahet në një moment delikat, të qartë krize politike, por dhe një moment i qartë për çdo shqiptar se kush është forcë e përgjegjshme politike. Është një moment ku çdo shqiptar kupton qartë se, cila është forcë e përgjegjshme politike dhe cila jo. Cila është e gatshme të sakrifikojë për vendin dhe cila jo. LSI dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka për të larguar këtë krizë dhe të tjera para kësaj”, tha Vasili.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …