Veton Surroi

57 familje të Dëshmorëve të UÇK-së kanë kërkuar t’ i hiqet titulli publicistit, Veton Surroi

Reagimi i kryeministrit, Edi Rama, për heqjen e titullit të publicistit Veton Surroi ka bërë të “reflektojë” kyebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Pak minuta pas bërjes publike te mendimit te kryeministrit Rama në lidhje me rastin, Safet Gjici, ka kërkuar ndjesë publike.

Përmes një postimi ai justifikohet se nuk e mendoi gjatë.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës tha se Veton Surroi po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder” të Qarkut. Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë”, u shpreh Gjici per mediat. Pas reagimit të Ramës, kryetari i Bashkisë së Kukësit e ka kuptuar gabimin dhe ka bërë autokritikë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …