Amerika ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim. Në kuadër të këtij raporti është publikuar një pjesë edhe për Republikën e Kosovës. Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë. Në raport konfirmohet se përafërsisht 591 ushtarë dhe oficerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në mesin e rreth 3 mijë e 800 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, të cilët janë nga 27 shtete të botës kanë për detyrë që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …