Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: Të gjithë të rinjve do t’u ofrohet arsim cilësor edhe falas, sepse ata janë pasuria e vendit tonë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminister, Albin Kurti, ka thënë se rinia i ka prirë gjithnjë ndryshimeve të mëdha. “Në qeverisjen tonë ne do t’ju ofrojmë të gjithë të rinjve arsim publik cilësor edhe falas, sepse ata janë pasuria e vendit tonë, dhe neve na intereson ta rrisim vlerën e asaj pasurie”, ka shkruar Kurti në rrjetin social. Ai ka shtuar se përmes politikave të Lëvizjes Vetëvendosje të shtetit zhvillimor, sektorët punësues, industria, shërbimet e ndërmarrjet private do të lidhen ngushtë me universitetet. “Të rinjtë që diplomohen do të kenë pra një perspektivë punësimi në Kosovë, e nuk do të kenë nevojë ta shohin mërgimin si të vetmin shpëtim, siç ka ndodhur deri tash”, ka theksuar Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …