leoni

60% e pacientëve në Klinikën Infektive janë në oksigjenoterapi, edhe spitali i Vushtrrisë do të kthehet në spital Covid

60% e pacientëve në Infektivë janë në oksigjenoterapi, edhe spitali i Vushtrrisë do të kthehet në spital Covid

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj ka bërë të ditur se në këtë klinikë aktualisht janë të shtrirë 96 pacientë ku 60% prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 5 janë në mjekim intensiv ne gjendje kritike. “Nga raporti i sotëm i mëngjesit kemi 96 pacientë që kanë qenë të shtrirë, 60% e tyre janë me oksigjenoterapi, në mjekim intensiv 5 pacientë që janë në gjendje kritike. Është shumë shqetësuese ardhja e formave të rënda të sëmundjes, prandaj duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm, ta ruajmë shëndetin tonë dhe të afërmeve tonë”, tha ajo. Këtë ajo e tha në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka prezantuar grupin me 50 profesionistë shëndetësorë të cilët do t’i bashkohen ekipit të QKUK-së në luftimin e pandemisë me Covid-19. E drejtori i përgjithshëm i SSKUK-së, Valbon Krasniqi bëri të ditur se spitali i Vushtrrisë do të kthehet në spital Covid.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …