Gati 60 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për pagesën e punonjësve të angazhuar në Rezidencën Ibrahim Rugova. Ky lajm u bë i ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, e cila vazhdon ta shpërndajë buxhetin, në kohën e ngërçit politik dhe pamundësisë për ta krijuar Qeverinë e re të Kosovës. Kryeministri, të largim Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se shuma e saktë e ndarë për të angazhuarit në Rezidencë është 57 mijë e 944 euro. Ai ka thënë se bëhet fjalë për pagesën për një vit, në periudhën janar-dhjetor 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …