Vazhdon të rëndohet gjendja me pandemi. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), njofton se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1 mijë e 237 pacientë, 1 mijë e 139 prej tyre janë të me koronavirus. Nga Raporti mësohet se 61 prej këtyre pacientëve, janë në gjendje shumë të rënduar shëndetësore ndërsa 1 mijë e 60 janë me oksigjeno terapi. Gjithashtu njoftohet se klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19 ku 120 prej tyre, po marrin trajtim në Klinikën Infektive. Nga raporti mësohet gjithashtu se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, dhe 188 prej tyre janë në spitalin e Pejës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …