Më shumë se 622 mijë shtetas të Shqipërisë në dekadën e fundit, gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë leje për të zbritur në 75 mijë në vitin 2010. Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në vitin 2013 me rreth 31 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në vitet e mëpasshme, duke arritur në vitin 2018 me rreth 62 mijë leje qëndrimi që ka shënuar edhe nivelin më të lartë që nga viti 2010. Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 30o mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë leje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …