Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në aslfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan.
Gjatë këtij viti parashihet të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë – Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.
Projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 242 mijë e 310 euro.