Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Koalicionin me PAN-in e duan veç matrapazët dhe kalkulantët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria dhe institucionet tjera të shtetit duhet të krijohen, por në asnjë mënyrë përmes një koalicioni me bllokun PAN. Përmes një statusi në rrjetin social, ai ka nënvizuar se të gjithë ata që e përkrahin idenë e koalicionit me PAN-in janë matrapazë dhe kalkulantë, që nuk ia duan të mirën vendit. “Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët. Nuk e thotë logjika se ata na shpallën mosbesim për të na dhënë tani besim. Se para dy muajve, sipas tyre, ishim më e keqja e këtij vendi e tani u bëmë më të kërkuarit e këtij vendi!?. Boll u manipulua opinioni! Nuk ka nevojë të manipulohet edhe më tutje,  ka shkruar  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …