leoni

Me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme e Shtetit

Shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim, zgjodhi Arta Markun kryeprokurore të përkohshme. Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të opozitës, që hodhën në seancë edhe gaz lotsjellës. Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës. Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin. Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …