692 mijë euro për fasadimin e objekteve të banimit social!

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për realizimin e projektit për fasadim të objekteve të banimit social në Skenderaj, në vlerën prej 692 mijë eurove.

“Pas fasadimit të objekteve banesore në qendër të Skenderajt, i konsideruar si projekti më i rëndësishëm për qindra familje përfituese nga premtimi ynë, po fillon një nismë tjetër e mirë, që t’i bëjmë edhe objektet e banimit social të reja me kushte edhe më të mira banimi për familjet që shfrytëzojnë ndërtesat, nëpërmjet projektit për fasadim, që u zyrtarizua sot me nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në vlerën e 692 mijë eurove”, ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …