Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka prezantuar platformën qeverisëse për kryeqytetin 2017-2021. Çelaj tregoi se si ka marrë vendim për të kandiduar për kryetar të Prishtinës duke thënë se fjala e vajzave të tij kanë ndikuar. Ai tha se qytetarët janë para dilemës nëse dëshirojnë një Prishtinë reale me në krye PDK-në, apo të Facebook-ut, apo janë për më shumë shkolla apo për më shumë kifle dhe a duan me shumë parkingje apo kungje. Çelaj tha se qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale e Shpend Ahmetit, e cila e ka plot gojën shtet e për çdo ditë e përdhosin republikën. Ai kërkoi përkrahjen e qytetarëve që ta kthejnë Prishtinën tek qytetarët. Ndërsa kreu i PDK-së Kadri Veseli u shpreh i bindur se Çelaj do të triumfojë për Prishtinën ashtu siç ka triumfuar në luftë. Ai tha se kundërkandidatët e tij vetëm 5 për qind kontribut sa të Lirakut nuk do t’i linin të flasin fare. Veseli theksoi se Prishtina për fat të keq është kryeqyteti më i pa strukturuar në Evropë. Ai e ka quajtur të turpshëm që udhëheqja e Prishtinës asnjë vijë për biçikletistë të mos e bëjnë. Kreu i PDK-së tha se asnjë rrugë me katër korsi nuk e kanë ndërtuar kryetarët e Prishtinës që nga pas lufta, por ende janë ato që janë ndërtuar në periudhën e komunizmit. Ai shtoi se Prishtina dhe prishtinasit janë lënë në mëshirën e fatit. Veseli tha se ka ardhur dita që ta ndalin keqqeverisjen e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …