71 fermerë vitias përfitojnë freza nga komuna

Në kuadër të mbështetjes së fermerëve vitias, të premtën, komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e kësaj komune ka bërë shpërndarjen e frezave për 71 fermer. Me këtë rast i pranishëm në pranim dorëzimin e tyre ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori i bujqësisë, Naim Pira.

Zv.Kryetari Aliu i përgëzoi fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur rreth 500 fermerë me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Ai tha se komuna e Vitisë, synon që vitin që vjen të vazhdoj përkrahjen të fermerëve në sektorët e ndryshme bujqësore. Për këtë ai tha se do të shikohen edhe mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjes. Përndryshe drejtori Pira, tha se sot janë shpërndarë 71 freza për fermerët vitias dhe atë më qëllim të përkrahjes së tyre. Ai për këtë falënderoj kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili i jep një rëndësi të veçantë bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …