leoni

Kandidati i AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi: Prioritetet janë zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia

Kandidati i AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi: Prioritetet janë zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ferizaj ka premtuar se buxheti për bujqësi do të rritet për çdo vit. E për këtë Haradinaj tha se është vetë ministër i Bujqësisë duke qenë shef i Qeverisë së Kosovës. Në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kreu i kësaj partie tha se bujqësia është punësuesi kryesor i Ferizajt. “Unë e di shumë çka do të thotë rritja e buxhetit për bujqësi, për familjet edhe në mos qofshin fermerët të regjistruar, por që e ka një copë tokë, që e ka një mundësi që mund t’ia nisë diku. Ky buxhet ka me u rrit prej vitit në vit, për çdo vit, edhe mos harroni unë jam ministri i Bujqësisë, se jam kryetar i qeverisë edhe unë e di që ma së shpejti me hap një vend pune është me i ndihmuar atij që është i lidhur me shpin e vet, me tokën e vet me disa mundësi. Pra, me ia mundësua atij me punësua veten me u rrit, për t’u zhvilluar, për të krijuar një fitim, për të shkolluar fëmijën”, tha Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi, tha se ndryshimet që kanë nisur me Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Haradinaj, do të vazhdojnë edhe në Ferizaj, pasi sipas tij puna që bën Haradinaj në qeveri është efikase dhe shumë energjike. Zariqi paraqiti edhe programin e tij qeverisës, e që sipas tij është një program real dhe i realizueshëm. “AAK do të qeverisë me një program bashkë me qytetarët e komunës së Ferizajt, për interesat e komunës së Ferizajt dhe çdo gjë, çdo program madhor do ta bëjmë bashkërisht, duke filluar nga buxheti i komunës dhe në prioritetet e saj. Prandaj, ne premtojmë një qeverisje moderne, transparente, dhe për interesin dhe me interesin e qytetarëve. Në Ferizaj, vërtet, mund të themi se është punuar, por asnjëherë nuk mund të konstatojmë se është punuar mirë. Prandaj, qeverisja do të ndryshojë dhe me qeverisjen e Aleancës do të kemi projekte afatgjate, projekte të qëndrueshme e jo projekte improvizuese vetëm sa për të fituar vota. Programi i AAK-së mbështetet në shumë fusha, por tri nga këto janë prioritete të AAK-së, është zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia”, tha Zariqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …