Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se pas diskutimeve, ka caktuar Basri Sejdiun, Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i shefit të kardiologjisë invazive në QKUK. Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehën përkrahje për Sejdiun, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re. Basri Sejdiu, UD Drejtor i Përgjithshëm, theksoi se do të vazhdojë me punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punoj në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike. Poashtu, ai është zotuar se do të punojë dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …