Togeri i FSK-së, Nysret Buzhala është shpallur studenti më i mirë ndërkombëtar nga Shkolla e Forcave Speciale” John F. Kennnedy” të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Nysret Buzhala, është këshilltar ushtarak i komandantit të Forcës Tokësore të FSK-së, ai u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar, në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy”, të Ushtrisë së SHBA-ve. Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të Ushtrisë amerikane. Ai gjatë shkollimit ka treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Culmination Exercise”, duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta. Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, toger Nysret Buzhala u dekorua me medaljen e meritave “Commendation Medal” për periudhën kohore nëntor 2016-nëntor 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …