leoni

75% e nxënësve të Shkollës Finlandeze tregojnë përmirësim të jashtëzakonshëm për vetëm tre muaj!

75% e nxënësve të Shkollës Finlandeze tregojnë përmirësim të jashtëzakonshëm për vetëm tre muaj!

Tek 75% e nxënësve të Shkollës Finlandeze, mosha e tyre e leximit është rritur për më shumë se 1 deri në 3 vite, pas punës intenzive vetëm 3 mujore në ngritjen e nivelit të shkrim-leximit në gjuhë angleze, kanë treguar testet ndërkombëtare NGRT të realizuara në Shtator 2020 dhe Janar 2021 me nxënësit e kësaj shkolle.

Nga kjo përqindje, 21% të nxënësve kanë arritur moshën më të lartë të mundshme të leximit (+17 vjet), edhe pse shumica e nxënësve janë më të rinj se 16 vjet. Nga ky numër, 91% mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të dytë e cila tregon avancim të jashtëzakonshëm për nxënësit të cilët gjuha e parë nuk është gjuha angleze (gjuha shqipe, turke, gjermane, etj.)

Përveç kësaj, 16% e nxënësve tanë kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në përmirësimin e moshës së tyre të leximit +3 vite deri në 6 vite në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër.

Në Shkollën Finlandeze, secili nxënës meriton të edukohet dhe të mësojë në një ambient të cilësisë më të lartë të edukimit dhe nga mësimdhënësit më të mirë. Komunikimi është hapi i parë drejt mësimnxënies së tyre e cila ua zhvillon diturinë dhe aftësitë në fusha të ndryshme, kyqe drejt zhvillimit të tyre në individë të zgjuar, të lumtur, dhe të shëndetshëm. Duke përdorur vlerësime ndërkombëtare dhe të standardeve më të larta, si CAT4 (testi i aftësive kognitive) dhe NGRT (testi rreth vlerësimit të aftësive të shkrim-leximit), në Shkollën Finlandeze personalizohet plani e mësimnxënies dhe krijohen strategji të zhvillimit të mëtutjeshëm të aftësive të nxënësve.

Zhvillimi dhe progresi i arritur gjatë kësaj periudhe iu atribuohet aktiviteteve kyqe dhe të shumta të organizuara nga mësimdhënësit në nxitjen e leximit dhe zhvillimit të aftësive komunikuese në baza ditore. Këtu përfshihet leximi i librave të ndryshëm në bazë të zgjedhjes së vet nxënësit, diskutimi i librit me shokët dhe shoqet e klasës, shkrimi i kritikave letrare, si dhe prezantimi i njohurive të fituara duke ndjekur kriteret ndërkombëtare.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …