Ahmet Qeriqi: Kongresi i Lipovicës, i mbajtur më 25 korrik të vitit 1946 (Kongresi i Pestë i LNDSH-së)

75 vjet më parë, më 25 korrik 1946, në Blinajë të Lypjanit, u mbajt Kongresi i Lipovicës, Kongresi i Pestë i LNDSH-së

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, ish Lypovicë, komuna e Lypjanit, u mbajt  Kongresi i Lipovicës, Kongresi i Pestë  i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Atë ditë  ishte shpalosur programi atdhetar demokratik i “Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare”. Ky orientim i forcave të vërteta atdhetare sfidonte regjimin komunist, i cili nuk pranonte konkurrencë në ndarjen e pushtetit, edhe pse gjatë luftës ata kishin premtuar se pas fitores do ta lejonin përcaktimin e lirë e demokratik të qytetarëve. Ideologët e kësaj Lëvizjeje të re, e cila nuk ishte komprometuar as në përkrahje të forcave nazi-fashiste, por as në forcat partizane komuniste, pretendonte barazinë, lirinë dhe marrjen e pushtetit me ndihmën e forcave anglo-amerikane dhe vendosjen e rendit demokratik. Më këtë rast përkujtojmë ideatorët dhe luftëtarët më të shquar të kësaj date me rëndësi të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …