Zëvendës-kryeministri Pacolli: Vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh konfliktin ndëretnik

Zëvendës-kryeministri Pacolli: Vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh konfliktin ndëretnik

Shansi i vetëm efektiv për Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar standardin jetësorë dhe vetëdijen e qytetarëve të saj është prosperiteti i shpejtë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes vendeve të këtij rajoni. Kështu ka thënë zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, në adresimin e tij në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

“Unë, gjithëherë kam qenë i vetëdijshëm se vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh natyrshëm konfliktin ndër-etnik, duke përfshirë, gjithashtu atë në rajonin tonë”, është shprehur ministri i Jashtëm Pacolli, duke theksuar edhe rëndësinë e krijimit të Zonave të Lira Ekonomike, që mund ta kenë në këtë drejtim. Rajoni ka 20 milion njerëz, që kanë të hyra mesatare të ulëta për kokë banori, me pak se dhjetë mijë dollarë në vit. Siç e shihni, ne jemi rajoni më i varfër në Evropë. Në anën tjetër, rajoni ka potencial për të ofruar mundësi më të mira jetësore për njerëzit e saj, me të ardhura më të larta, pasiqë ka burime njerëzore të kualifikuara, burime të shumta natyrore, një popullsi të re dhe dinamike, kushte të favorshme klimatike, vendndodhje të mirë gjeografike, qasje në tregun evropian”, ka theksuar ministri Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …