Testin e Maturës Shtetërore, në komunën e Malishevës, e kanë kaluar 77.72 përqind e maturantëve të cilët i janë nënshtruar këtij testi. Kështu ka njoftua, Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës. me këtë rast, DAE në Malishevë, uron nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për suksesin e arritur. Njëkohësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë çmon punën e komisioneve dhe të gjithë personelit të angazhuar, të cilët mundësuan mbarëvajtjen e testit të maturës shtetërore. “Ky rezultat pozitiv është arritur nga përkushtimi i stafit të mësimdhënësve, organizimit të mirë, monitorimit të mirë dhe kushteve të mira, që institucionet tona ofruan për realizimin e këtij testi, që hap perspektiva të reja për nxënësit tanë”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.
1 Qendra e Kompetencës”Kujtim Krasniqi‘‘ Malishevë 54.87%
2 Gjimnazi “Hamdi Berisha” Malishevë 87.73%
3 SHMP” Lasgush Poradeci” Kijevë 70.00%
Totali 77.72%77.72 përqind e maturantëve e kanë kaluar testin e maturës