Sot në Kuvendin e Kosovës, pas shumë diskutimesh deputetët votuan mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Në fund të debatit, me rastin e votimit, në sallën e Kuvendit ishin 115 deputetë. Nga ata, 78 deputetë votuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK- Lista serbe, 34 deputetë votuan kundër mocionit ndërsa tre të tjerë kanë abstenuar.
