Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka shkruar se vendimi ish-kryetarit Visar Ymerit për dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë, nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes.
“Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e z. Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Për këtë dorëheqje njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp, sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ. Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari”, ka shkruar ndër të tjera Ismajl Kurteshi.