Serwer

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer: Shfuqizimi i Speciales me pasoja serioze për Kosovën

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, pasi që, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike.  Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me Bashkimin Evropia shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin. Analisti Serwer,ka thënë se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata.  Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, ai shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit. Ai ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në. Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …