Në vazhdën e përkrahjes së bujqve me pajisje bujqësore, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Skenderajt ka bërë sot shpërndarjen e mbjellësve të grurit për 8 fermerët përfitues nga kjo skemë e granteve. Drejtori Behxhet Maliqi ka uruar bujqit përfitues, duke u dëshiruar të mbjella të bereqetshme, ndërsa ka bërë të ditur se mbështetja për bujqit e komunës së Skenderajt do të vazhdojë edhe në të ardhmen.