8 maji ndryshe shënohet si Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

8 maji ndryshe shënohet si Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 8 maji është zgjedhur pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant. Ai ka marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe. Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948. Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984. Kjo datë shënon rolin e anëtarëve dhe vullnetarëve të të dyja organizatave në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në gjithë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …