leoni

Me 8 Mars u nderuan me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe gratë e suksesshme në Malishevë

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës dhe Grupi Joformal i Grave asambliste në KK të Malishevës, përmes një organizimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, si dhe për gratë më të suksesshme ndër vite dhe gjatë vitit 2016, në fushat e ndryshme të jetës.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi dhe drejtor tjerë të qeverisë komunale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Halil Morina.

“Malisheva po e kultivon frymën e barazisë gjinore”, tha në fjalën e tij kryetari Begaj, i cili më pas vlerësoi lartë kontributin e nënave dhe femrave në luftën e fundit dhe në të gjitha zhvillimet e tjera, përfshi edhe kontributin e zhvillimin e sotëm të shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik. “Femra shqiptare ka merita të mëdha në historinë e popullit shqiptar”, tha në fund Begaj dhe i uroi të gjitha nënat dhe gratë e Komunës së Malishevës.

Në fund të këtij aktiviteti, janë ndarë nëntë mirënjohje për familjen e Liman Gegaj, dëshmor i kombit, familjen e Mentor Gashit, dëshmor i kombit. Mirënjohje janë ndarë edhe për kontribut në kujdesin shëndetësor, për Sanije Deskun dhe Bukurije Zogajn, për promovim të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, Feride Hoxha, për kontribut në emancipimin dhe edukimin e femrës, veteranet e arsimit Xhezide Krasniqi dhe Kumrije Lushtaku. Mirënjohje u janë ndarë edhe femrave të suksesshme në biznes,  e kësaj radhe, mirënjohje është ndarë për Shqipe Kastratin dhe Selvishahe Sertollin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …