leoni

Shaban Polluzha

80 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1945, ka rënë heroikisht komandanti i Luftës së Drenicës, Shaban Polluzha

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti  Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët  më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shaban Polluzha ishte njëri ndër komandantët  më të shquar gjatë viteve 1941- 1945, kur trojet shqiptare ishin bashkuar në një Shqipëri Etnike, por për shkak të ndasive dhe sulmeve nga forcat partizane jugosllave, nga ato bullgare e greke, nuk u arrit  ruajtja e tërësisë territoriale. Ai me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike edhe në Sanxhak, së bashku me Aqif Blytën e luftëtarë të tjerë ku kanë  luftuar kundër forcave partizane çetnike, që  ishin përpjekur të shfarosnin popullatën jo serbe të asaj krahine  Kryetrimit të Drenicës dhe të Kosovës së asaj kohe iu kishin bashkuar luftëtarë të njohur të Kosovës si kapiteni Mehmet Gradica, luftëtarët e NDSH-së dhe tërë popullata liridashëse. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me …