Gjatë ditës së sotme Komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur mbledhjen e radhës. Me këtë rast, Komisioni ka ftuar për raportim të ënjtën e ardhshme Drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë, Driton Gashin për të raportuar para anëtarëve të këtij Komisioni. Tema pritet të jetë siguria në vend me theks të veçantë zhvillimet në veri.
