Kryetari Latifi dhe Drejtori Krasniqi gjatë orëve të mbrëmshme të ditë së diel kanë parë nga afër pastrimin e borës nga rrugët

Gjatë mbrëmjes së ditës së diel, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi kanë parë nga afër situatën e pastrimit të borës nëpër rrugët në Komunën e Rahovecit. Kryetarit Latifi dhe drejtorit Krasniqi, kanë parë nga afër pastrimin e borës nga rrugët Drenoc që dërgon për Sarosh dhe kjo rrugë është e qarkullueshme në tërësi, rrugën që dërgon për në fshatin Kaznik, vendbanim i cili është thellë në pjesën malore është e lirë dhe e qarkullueshme. Sipas të dhënave nga tereni të gjitha rrugët kryesore të cilat menaxhohen nga Komuna e Rahovecit janë të kalueshme, dhe kompania për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit dimëror vazhdimisht është në teren dhe do të intervenoj në pjesët ku ka nevojë të intervenohet, në mënyrë që të mos ketë vështirësi në qarkullim për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …