164 studentë të komunës së Skenderajt janë përzgjedhur nga komisioni përkatës, për bursa studentore, të cilat i ndanë Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë. Secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është angazhuar shumë në këtë drejtim, që prej marrjes së mandatit, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për studentë të dalluar të komunës, me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh të tyre, me qëllim që sadopak t’u dilet në ndihmë gjatë studimeve. “Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë”, ka thënë kryetari Jashari. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82,000 euro, prej të cilave 50,000 euro janë ndarë nga buxheti i Komunës, kurse pjesa tjetër, përkatësisht 32,000 euro kanë participuar firmat që operojnë në komunën tonë. Këto bursa ndahen me qëllim që të ndihmon studentët e komunës sonë, në studime dhe ngritje profesionale të tyre. Falënderim publik për përfaqësues të bizneseve dhe njerëzit e vullnetit të mirë!
-
“Lirigzoni” 10 studentë
-
“R&Rukolli” 7 studentë
-
“Ilea Gropu” 5 studentë
-
“100% Design” 5 studentë
-
“Bislimi” 5 studentë
-
“Haxha Com” 5 studentë
-
“Jetimat e Ballkanit” 5 studentë
-
Sinan Pasha 5 studentë
-
“Eng House Prishtinë” 5 studentë
-
“Lindi Com” 2 studentë
-
“Ndërtimi” 2 studentë
-
“Doni Comerce” 2 studentë
-
Dr.Avdyl Salihu 2 studentë
-
Dr.Shaqir Demiri 2 studentë
-
Ermira Zhuri 2 studentë
Në këtë vegëz gjeni të publikuar listën me emrat e studentëve përfitues
https://kk.rks-gov.net/…/Rezultatet-e-konkursit-p%C3%83%C2%…