Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është takuar me ambasadorin e Kosovës dhe të Shqipërisë në Austri

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është takuar me ambasadorin e Kosovës dhe të Shqipërisë në Austri

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ndodhet në Austri ku është duke i zhvilluar një serë takimesh me Autoritet austriaake por edhe me përfaqesuesit shqipar në këtë vend. Ai ka shkuar së është takuar me ambasadorin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë me të cilët ka biseduar për integrimin e shqiptarëve në institucionet austriake dhe lidhjen e tyre me atdheun.

“Takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, dhe ambasadorin e Kosovës, Sami Ukelli, i vlerësoj si takime shumë të sinqerta dhe të veçanta. Gjithmonë ndjenjë e veçantë kur takon ambasadorët tanë në Evropë, ashtu ishte edhe takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Roland Bimo dhe ambasadorin e Kosovës, Sami Ukelli. Më ambasadorët në takime të ndara, biseduam për integrimin e shqiptarëve në institucionet austriake dhe lidhjen e tyre me atdheun. Diskutuam për të arriturat e vëllezërve tanë atje si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen mërgimtarët tanë. Shpreh respekt për punën dhe përkushtimin e Ambasadorit Bimo dhe Ukelli”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …