Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë se vendit. Nga ky takim mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje ku është parë ambasadori Delawie tek ia dorëzon kryetarit Thaçi urimin e kryetarit amerikan Donald Trump për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa pas përfundimit të këtij takimi nuk ka pasur deklarime për media.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …