Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me homologun e tij malazez Dushko Markoviq ka thënë së Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë. Në rrjetin social Haradinaj ka shkruar së shumë shpejt do të merret një vendim cilësor për demarkacionin.
“Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë në rajon. Kryeministri Dusko Markovic u zotua që do t’i japë çdo lloj ndihme Kosovës në perspektiven e saj euro-atlantike.Si politikanë të përgjegjshëm jemi dakorduar që të marrim një vendim të shpejtë dhe cilësor për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.