Ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi viziton OEK-un, shprehet vullneti për thellimin e bashkëpunimin ekonomik

Ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi viziton OEK-un, thellohet bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve

Oden Ekonomike të Kosovës sot e ka vizituar ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi e cila dje u prit edhe nga kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi me ç’rast ajo i dorëzoi letrat kredenciale. Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Panamasë janë të shumta, e duke u bazuar në raportet e mira politike duhet avansuar edhe ato ekonomike. Bazuar në faktin që komuniteti i biznesit vendor ka avansuar në ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre, Panama mund të shfrytëzohet për çështje logjistike dhe transport e në vecanti në IT dhe telekomunikim. Poashtu ambasadorja Franceschi dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës  Safet Gerxhaliu u pajtuan që të intensifikohet këmbimi i informacioneve ekonomike, të organizohen misione tregtare, vizita të panaireve në mënyrë bilaterale por edhe më gjërë, prezantimi i mundësive për investime në të dyja shtetet dhe mbi të gjitha angazhim në transferin e ekspertizës shkencore në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …