Policia organizon aktivitete vetëdijesuese në aspektin e sigurisë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Policia organizon aktivitete vetëdijesuese në aspektin e sigurisë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Policia e Kosovës do të organizojë nesër një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, me ç’rast do të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që nesër me datën 16.02.2018, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës do të organizojë një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë. Ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore. Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi” etj. Me këtë rast ftojmë mediat, fëmijët, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti policor, të bashkëbisedojnë me zyrtarët policorë dhe së bashku të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …