Thaçi, ka graduar disa eprorë të FSK-së, dy në gradën Gjeneralmajor dhe pesë kolonel në gradën Gjeneralbrigade

Kryetari Thaçi, ka graduar dy Gjeneralmajor dhe pesë kolonel në gradën Gjeneralbrigade të FSK-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë gradimin e disa eprorëve të FSK-së, dy në gradën “Gjeneralmajor” Bashkim Jashari dhe Zymer Halimi. Ndërsa ka graduar edhe pesë kolonel në gradën “Gjeneralbrigade” qe janë: Naim Haziri, Elfete Spahiu, Xhevahir Geci, Fadil Hadergjonaj-Oficer Shtabi, Kolonel Skender Zhitia. Thaqi ka thënë se FSK-së i duhen kuadro të reja por i duhet edhe përvoja e sapo të graduarve.

“Këto gradime të reja nuk janë të rastësishme sepse edhe FSK është rritur dhe zhvilluar përgjatë këtyre viteve. Si Forcë e Sigurisë e gatshme për përgjegjësi shtesë ka nevojë për kuadro të reja por edhe për përvojen e sapo të graduarve. Bashkë me të sapograduarit jam i binidur se pas transforminit të FSK-së do të punojmë dhe kontribojmë në të ardhmen e Kosovës”, ka thënë kryetari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …