Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit – ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Ceremonia solemne mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve. Në kuadër të Ceremonisë, SBASHK-u u ndanë mirënjohje dhe nga një orë dore të 627 punëtorëve të arsimit që janë pensionuar nga 7 marsi i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti. Ata janë ftuar të jenë të pranishëm në këtë Ceremoni. Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit. Përveç çmimit kryesor, do të ndahen mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga DKA-të, nga secila komunë. Ceremonia e ndarjes së çmimit organizohet në ambientet e Ministrisë së Arsimit
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …