Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje është duke menduar tërheqjen e tij nga jeta politike dhe rikthimin në profesionin e mëparshëm, atë të profesorit. Kështu së paku kanë bërë të ditur burime pranë kryetarit Ahmeti për portalin sakte.net Në letrën e tij të dorëheqjes, ndonëse ka shprehur pakënaqësi në raport me subjektin pjesë e të cilit ishte derisa i fitoi dy mandate si kryetar i Komunës së Prishtinës, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkëngjitet asnjë formacioni politik. Përpos grupit të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmetit mësohet se ofertë për t’iu bashkëngjitur i ka bërë edhe kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli me partinë e të cilit Ahmeti aktualisht bashkëqeverisë komunën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …