Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Reçica: Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica me anë të një postimi e ka kujtuar ditën botërore të punës sociale, ai shkruar së MPMS është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Vlerësimi dhe trajnimi i punëtorëve social është në kuadër të përgjegjësive dhe objektivave ka thënë ai.

“Sot, në ditën botërore të punës sociale, e cila në veçanti i atribuohet përkushtimit të punonjësve social, vlerësojmë përkushtimin e të gjithë punëtorëve në ngritjen e mirëqenies sociale. MPMS është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Vlerësimi i nevojave për trajnim të punëtorëve social, hartimi i standardeve të profesionit dhe trajnimi i tyre, është në kuadër të përgjegjësive dhe objektivave tona. Andaj, duke shprehur mirënjohjen për punën, avancimin profesional dhe përkushtimin në ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale, urojmë të gjithë ata punëtorë social që janë në shërbim të qytetarëve, duke i siguruar në përkushtimin tonë për avancimin e kushteve të tyre për punë edhe më të suksesshme”, ka shkruar ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …