Albin Kurti

Albin Kurti: Shkarkimet e bëra nga kryeministri Haradinaj nuk mjaftojnë, ato janë zëvendësim i dyfishtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që shkarkimet e bëra nga kryeministri Haradinaj nuk mjaftojë dhe se ato janë zëvendësim i dyfishtë, pas që sipas Kurtit është dashur që vet Haradinaj të jap dorëheqje. “Këto dy shkarkime që bëri kryeministri nuk mjaftojnë. Madje ato janë zëvendësim i dyfishtë. Zëvendësim për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj – ai shkarkon dy të tjerë që të mos dorëhiqet vetë”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social.

Sipas tij e rëndësishme është të dihet se kush ka dhënë urdhër për krijimin e dosjeve të tyre në AKIdhe me urdhër të kujt është bërë një gjë e tillë. “Çështja është kush ka dhënë urdhër ose plotfuqishmëri që të bëhen dosje nga AKI për këta persona. Aty nis rasti.  Sepse porsa të fillojë krijimi i dosjes i klasifikuar te rrezikshmëria, terrorizmi e të tjera si këto, është çështje kohe kur kapen e deportohen njerëzit”, ka thënë tutje Kurti, përcjell “Zëri.info”.

Ai ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për mosgatishmërin për të diskutuar për këtë çështje në seancën e djeshme. “Kuvendi i Kosovës dje me një qasje po aq absurde sa edhe qeveria, refuzoi të debatojë për këtë çështje. Kishte shumë lot krokodili të deputetëve për rrëmbimin me të cilin nuk donin të merreshin”, ka përfunduar Kurti

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …