Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar zhvillimin e betejes se Zhegocit në 19 vjetorin e saj në hapjen e punimeve të autorstradës, Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Ai ka thënë kjo rrugë po fillon aty ku u zhvillua Beteja heroike e Zhegocit. Tani i kujtojmë dhe i nderojmë luftëtarët e martirët që ranë, që ky vend dhe këto udhë të jenë të lira e në shërbim të jetës, këtij emocioni sot i bashkojmë edhe ndjenjën e një arritjeje. Si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët. Më 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë dhe tërë infrastruktura rrugore e Kosovës do të jetë e përmbyllur”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …