Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka marrë vendimin që edhe nëntë persona t’i bashkohen grupit ekzistues të gjoja viktimave në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të akuzuar për gjoja krime lufte. Zëdhënësi Mihael Dojle bëri publik vendimin duke theksuar rëndësinë e tij në raport me drejtësinë dhe integritetin e procesit gjyqësor. Vendimi për të pranuar nëntë persona në grupin e viktimave është marrë në janar të këtij viti. Në arsyetimin e vendimit, Doyle theksoi se nëntë parashtruesit e pranuar kanë përjetuar rrethana të ndryshme personale dhe banojnë në zona të ndryshme, por kanë qenë objekt i krimeve të pretenduara në rrethana të ngjashme. Duke qenë se ata janë viktima të krimeve të pretenduara, ata u bashkuan grupit ekzistues të viktimave pjesëmarrëse për të kërkuar të drejtat e tyre në drejtësi. Trupi Gjykues konstatoi ekzistencën e një qëllimi juridik të lejueshëm për të gjitha palët në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së për të kërkuar qasje në këto dokumente konfidenciale.
